21 Gusht 2016 - 19:06
Ndërkohë që, në menaxhmentet e universiteteve publike në Kosovë, emrat që janë ose kanë qenë të lidhur me politikën janë të shumtë.
Rektori aktual i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, dikur ka qenë kryetar Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, dhe ish kandidat i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Prorektorja për Buxhet dhe Financa, në UP, Myrvete Badivuku-Pantina, gjatë viteve 2007-2010 ka qenë deputete e LDK-së në Parlamentin e Kosovës.
Edhe prorektori tjetër, ai për bashkëpunim ndërkombëtar, Afrim Hoti, ka të kaluar politike. Ai ka qenë kandidat për deputet me AKR-në e Behgjet Pacollit, por nuk kishte marrë vota të mjaftueshme.
Ndërsa, edhe shumica e emrave në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës, kanë qenë, ose janë të lidhur me parti të ndryshme politike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...