“Shqiptarëve u ndalohet blerja në një shitore maqedonase”

21 Gusht 2016 - 17:50      

Kulmi i poshtërimit dhe nënçmimit të shqiptarëve kësaj radhe nuk vjen nga institucionet shtetërore ashtu siç jemi mësuar të dëgjojmë, por nga bizneset maqedonase.

“Nuk mundeni të blini tek ne” kështu e ka pësuar në lëkurën e tij kontabilisti nga Tetova Asllan Musliu i cili ka shkuar për të blerë literaturën e përkthyer maqedonase në mungesë të asaj shqiptarë në shitoren e Shtëpisë Botuese “Ars lamina” në Shkup, raporton ina. Pasi ka bërë përzgjedhjen e librave të sferës së ekonomise në shumën e përgjithshme rreth 300 euro, Asllan Musliu nga Tetova kur ka arritur tek shitësi ia ka dhënë kartën bankare për pagesë elektronike.
Me të parë emrin dhe mbiemrin shqiptar, shitësi ka refuzuar të paguajë me pretekstin se nuk punon sistemi elektronik. Pas kësaj tetovari del në bankomatin më të afërt të merr para dhe kur kthehet të bëjë pagesën shitësi i ka thënë se nuk mund të ja shes librat pasi ashtu ka urdhëruar pronarja.

I habitur blerësi tenton të kuptojë se ku qëndron problemi?, shitësi maqedonas ’a ka bërë me dije se nuk mund të flasë më shumë.
Asllan Musliu nga Tetova i ka thënë shitësit a pengon se jam shqiptar kjo që nuk mund të blej literaturën, ai vetëm i ka ngritur krahët duke aluduar se ka urdhër nga pronarja.

Që absurdi të jetë më i madh Shtëpia Botuese “Ars Lamina” nga Shkupi dyshohet se është fituese e tenderit nga Ministria e Arsimit për përkthimin e literaturës së ndryshme nga gjuha angleze, kurse Ministria e Arsimit vitet e fundit udhëhiqet nga kuadrot e BDI-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...