Ushtria përfundon aksionin për pastrimin e bregdetit shqiptar

21 Gusht 2016 - 12:05      

Për 15 ditë mbi 2 mijë trupa të Forcës së Armatosur kanë bërë të mundur pastrimin e akseve kryesore rrugore dhe plazhet e jugut nga Vlora deri në Butrint.

Në këtë aksion janë angazhuar rreth 210 mjete të FA, të cilat kanë bërë të mundur transportimin e mbetjeve në vendgrumbnullimet e caktuara. Në total nga efektivët e FA janë zhvendosur nga akset rrugore dhe vija bregdetare rreth 500 metër kub mbeturina dhe 160 ton inerte. Përgjatë gjithë ditëve të aksionit FA ka bërë të mundur pastrimin e rreth 220 km vijë bregdetare.

Në përfundim të punës, trupat pjesëmarrëse në këtë operacion i vizitoi zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi i cili falënderoi trupat për punën dhe përkushtimin me të cilin kanë punuar, duke i shërbyer komunitetit dhe pushuesve në të gjithë vijën bregdetare.

Për Koçin, aksioni “bluzat e bardha” ishte një investim kulturor për të treguar se ambienti i përbashkët duhet ruajtur dhe respektuar.

“Me këtë aksion kemi të bëjmë me një investim edhe kulturor, sepse ky aksion ndryshon raportin e shoqërisë me mjedisin dhe me pastërtinë. Është një element shumë i rëndësishëm për të pasur një turizëm të suksesshëm, për të pasur një Shqipëri të pastër, për të pasur një bregdet tërheqës”, tha Koçi.

Zv. ministri Koçi i bëri thirrje pushtetit vendor që të vazhdojë bashkëpunimin dhe të strukturojë instrumente aktivë për pastrimin e përhershëm të akseve rrugore të bregdetit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...