20 Gusht 2016 - 23:26
Artistja e ka nisur karrierën e saj në moshën 21 vjeçare dhe ka shërbyer si dizenjatore për mjaft kisha në Indi.
Megjithëse Karen Vaswani nee D’Lima nuk e ka takuar kurrë personalisht Nënë Terezën, ajo tregon se e ka admiruar gjithmonë veprën e saj, vepër e cila e ka frymëzuar profesionalisht dhe në mjaft aktivitete bamirësie, shkruan “Shqiptarja”.
Ipeshkvia e Kalkutës e kishte kontaktuar artisten Karen Vaswani nee D’Lima për të dizenjuar logon e celebrimit të ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës në Kalkuta.
“Pas realizimit drejtuesja e përgjithshme e Urdhrit të Motrave të Nënë Terezës në Indi, Motra Prema, e pëlqeu aq shumë sa u vendos ta adoptojnë dhe për eventin zyrtar që do të mbahet më 4 shtator në Vatikan. Jam mjaft e kënaqur dhe mirënjohëse për këtë”, tha ajo.
Artistja deklaron se ka punuar 3 ditë për realizmin e kësaj logoje.
“Tema e zgjedhur nga Vatikani”, thotë ajo, “ishte “Përcjellja e dashurisë dhe e mëshirës së Zotit”, kështu vendosa të punoj mbi një pozim klasik të Nënë Terezës, e cila mban me shumë dashuri ndër duar një fëmijë”.
“Preferova të përdor një stil mjaft të thjeshtë në grafik e vetëm, dy ngjyra, gjë që lejon të përdoret me mjaft lehtësi nga të gjitha tipologjitë e mediave”, shtoi ajo.
Karen Vaswani nee D’Lima thotë se gjatë punimit të kësaj logo-je është lutur vazhdimisht, duke falënderuar Zotin për mundësinë që i dha, si dhe duke e falënderuar gjithashtu dhe për frymëzimin në realizimin e kësaj logo të thjeshtë e të fuqishme.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...