Foto: Koha

Gjidhënia në art

21 Gusht 2016 - 07:32      

Për të thyer tabunë se të ushqyerit me gji në ambiente publike është turp dhe për të ngritur vetëdijen se ky është një proces i shëndetshëm si për nënën ashtu edhe për fëmijën, Nora Hasani - Llapashtica në një ekspozitë do të publikojë fotografinë duke e ushqyer të birin e saj me gji.

Bashkë me këto dy synime pretendon të ndryshojë statistikat e të ushqyerit me gji, që aktualisht në Kosovë konsiderohen të jenë të ulëta. Juristja nga Prishtina me ndihmën e bashkëshortit, fotografit Arben Llapashtica, e me shpresën se thirrjes për të pozuar duke dhënë gji do t’i përgjigjen edhe nëna të tjera, shpreson të arrijë që idenë e saj ta kthejë në një vepër arti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ekspozitës me fotografi të nënave duke ushqyer me gji, së cilës nuk i ka vënë ndonjë afat kohor se kur do ta përfundojë, thotë se do t’i prijë vetë, derisa ka treguar se menjëherë pas publikimit të idesë për realizim të saj në rrjetin social “Facebook”, disa nëna janë lajmëruar si të interesuara për t’u bërë pjesë e kësaj ekspozite.

Sipas raportit “Monitorimi i situatës së fëmijëve dhe femrave/Anketa e grupimeve të treguesve të shumëfishtë 2013-2014”, që është realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në përkrahje të UNICEF-it, tregon që në moshën katër deri pesëmuajshe përqindja e fëmijëve që ushqehen vetëm me qumësht gjiri është nën 21 për qind. Sipas këtij raporti, më pak se gjysma e të porsalindurve (45 për qind) ushqehen me gji brenda orës së parë pas lindjes... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...