Rreziqet natyrore që e cenojnë Kosovën

20 Gusht 2016 - 19:52      

Rreziku nga fatkeqësitë natyrore dhe kapacitetet e Kosovës për t’u përballur me to janë tema e javës këtë të diel me ‘Koha Ditore’.

Në artikujt e numrit të nesërm mund të lexoni për rrezikun që ka Kosova nga prerja e pyjeve, gërryerja e shtretërve të lumenjve, pendat e liqeneve, përmbytjet nga ujërat dhe rrëshqitjet e tokës si dhe për kapacitetet e institucioneve për t’u marrë me këto rreziqe.

Se për çfarë duhet të përgatitemi dhe të jemi të gatshëm para fatkeqësive natyrore duhet marrë mësime nga gabimet e Shkupit.

Për rritjen dramatike të rreziqeve natyrore në 15 vjetët e fundit, mund të kuptoni nga një intervistë me Fumihiko Tominaga, analist i Programit për përballje me fatkeqësitë natyrore në UNDP.

Më tutje, do të lexoni një reportazh të gjatë për traumatizimin e banorëve të Hasanbegut pas vërshimeve që shkaktuan përmbytje para dy javësh.

Nga bota do të lexoni për Guadixin, qytetin spanjoll që ka 2000 shtëpi shpella, për nigerianen e arratisur nga Chiboku i Nigerisë, që tregon se si po i mungon burri i saj që lufton për Boko Haram, si dhe për gratë e ngujuara të bashkësisë druze në Izrael.

Për teatrin si vendi që e përmbush si personalitet, do të lexoni te “7 shkronjat” e aktores Shengyl Ismajli, ndërsa për gjidhënien në art, përmes një ekspozite, do të lexoni te Kosovarçe.

Ndërsa në faqet e kulturës do të njiheni me muzeun që dokumenton historinë muzikore të Gjakovës, me producentin e dokumentarit që fakteve u jep dimension fiktiv, si dhe me xhaminë e Sokolit, nga “sherri” me pashain deri tek bombardimi serb.

Kurse ndjekësit e sportit do të mund të lexojnë për Finlandën në sytë e futbollistëve kosovarë, për akrobaten Giovana Petrucci si mbretëreshë e manovrave në litar etj.

Këto dhe artikuj të tjerë nga kinematografia, teknologjia dhe moda mund t’i lexoni në numrin e nesërm të ‘Kohës Ditore’. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...