Isufi me harta të Kosovës në GJND tregon se demarkacioni është gabim [foto]

20 Gusht 2016 - 19:28      

Profesori i gjeografisë, Florim Isufi, i cili është pjesë e Grupit të Ekspertëve të Pavarur ka publikuar fakte të reja që kundërshojnë versionin e demarkacionit sipas Qeverisë.

Ai ka prezantuar disa harta, të dërguara në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, kur kontestohej pavarësia e Kosovës nga Serbia, transmeton Koha.net. Kjo gjë ishte përmendur edhe nga Vjosa Osmani në debatin e 3 gushtit.

Më poshtë mund të lexoni komentin e tij të plotë dhe të shihni hartat e paraqitura.

Hartat e dërguara në GJND nuk janë në përputhje me vijën e re të demarkacionit (dezinformim i opinionit)

Të dashur miq

Në fjalë e urtë popullore thotë: “runa zot prej të pa ditshmit” . Në tërë botën, popujt dhe shtetet punojnë e luftojnë që të kenë ardhmëri më të lumtur dhe më të sigurt, si në aspektin ekonomik ashtu edhe të sigurisë, ndërsa veç ne qojmë dorë nga të mirat që na pranojnë të tjerët. Kështu është kur në pozitat e caktuara janë personat që nuk kanë njohuri të lartë me gjeohapësirën. Kur një jurist merret me hapësirën atëherë rezultati është i ditur (normal i dëmshëm e nga ndonjë herë i pa riparueshëm).

Miq të dashur ju lutem shikoni me vëmendje hartën e paraqitur në dokumentin e dorëzuar në GJND. Edhe pse një hartë e kualitetit të dobët dhe me shkallë që nuk ofron ndonjë siguri të lartë gjeomatike, për njohësit e mirë të hartografisë dhe gjeohapësirës është e mjaftueshme të përcaktoj se me cilin kufi përputhet. Ata të cilët kanë përcjell me vëmendje debatin e 3 gushtit, grupi i ekspertëve të pavarur kanë prezantuar tri vija kufitare: një të delimitimit të vitit 1945, një pa zonën e Bjelluhës që përputhej me hartën e qeverisë së Malit te Zi të deponuar zyrtarisht në EU për qëllime të bashkëpunimit ndërshtetërorë regjional dhe të Adriatik Atllasit, dhe një sipas komisionit shtetëror për vijëzimin e vijës kufitare.

Harta e GJND-së është në përputhje me kufijtë e dytë. Nga kjo hartë jashtë territorit t Kosovës mbetet veç pellgu i Bjelluhës, ndërsa zona veriore e degëve të burimit të lumëbardhit të Pejës deri në malin Vaganica përmes kurrizit të Moknës, Hajlës, Zhlebit nëpër kullë deri në tre kufirin Kosovë-Mali i Zi-Serbi vija nuk është në përputhje me atë të komisionit shtetëror.

I kishim lutur të gjithë ata të cilët nuk kanë njohuri mbi hartat që mos të dalin në opinion me gabime dhe pa saktësi sepse përveç dezinformimit të popullatës, Kosovës i sjellin edhe dëme të pa riparueshme në rast të rinegocimit apo arbitrazhit.

Nëse shikoni edhe materialin e Serbisë të dorëzuar në GJND do të konstatoni se Kosova paraqitet me tjetër territor. Në faqe 52, paragrafi 108 do ta gjeni deklaratën zyrtare të nënshkruar nga Qeveria e Serbisë e dorëzuar në GJND pas shpalljes se pavarësisë se Kosovës, ku Serbia thotë që Kosova ka rreth 11000 km2.

Parashtrohet pyetja, pse nuk marrim atë që na e pranojnë të tjerët (edhe ish armiqtë e Kosovës) e që është në dobi të Kosovës, por për inate personal pranojmë atë që është më e keqe për Kosovën, sepse e para rrjedh nga armiku i cili ka shkaktuar dëme të mëdha kombit tonë. Nuk po mundem pa e përmend edhe një herë një thënie të urtë popullore: "mbaj inat dhe ha, e jo mbaj inat e mos ha".

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...