20 Gusht 2016 - 18:40
Sipas njoftimit, specialistë të inxhinierisë dhe transportit të KFOR-it, të vendosur në periferi të Shkupit në asistimin e autoriteteve të Maqedonisë për shkak të përmbytjeve të fundit dramatike, u kthyen në bazën e KFOR-it në Prizren, ku u vlerësuan nga Komandanti i Forcës së Kosovës, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta.
Miglietta shprehu vlerësimin e tij për profesionalizmin shumë të lartë dhe gatishmërinë e treguar nga i gjithë stafi duke vepruar në vend të ngjarjes dhe selinë e KFOR-it, për qëllime të koordinimit dhe planifikimit.
Pajisjet inxhinierike të KFOR-it kanë përfshirë mjete të shumta inxhinierike të bartjes së peshave te rënda, të tilla si ngarkues, ekskavatorë dhe kamionë shkarkues nga kontingjentet zvicerane dhe austriake të KFOR-it.
Gjatë më shumë se një jave të aktivitetit të pa ndalur në terren, specialistët e KFOR-it kanë hequr rreth 1000 m³ të mbeturinave dhe kanë pastruar rrugën e caktuar duke u përfshirë drejtpërdrejtë në rivendosjen e lëvizjes dhe lidhjes ndërmjet fshatrave në afërsi të Shkupit, të dëmtuara pas shirave me rrebesh dhe përmbytjeve më 6 gusht 2016.
“Pjesëtaret e motivuar të shërbimeve të KFOR-it të ka punuar gjatë ditës dhe natës dhe përpjekjet e tyre janë vlerësuar shumë lartë nga autoritetet lokale dhe popullata nëpër fshatrat e prekura rëndë nga pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR-i ka pasur mundësinë të reagojë menjëherë dhe të ofrojë ndihmë për popullatën lokale. Kjo konfirmon gatishmërinë si dhe aftësinë operacionale të KFOR-it për të ndërhyrë në mënyrë të shpejtë në operacione të tilla të ndihmave emergjente.
“Misioni mbështetës i KFOR-it i ndihmave në raste të fatkeqësive është plotësisht në përputhje me misionin e deklaruar e KFOR-it për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe sigurinë brenda rajonit të Ballkanit”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...