Foto: Koha

Ymeri: Mafiozët si Thaçi argument kryesor kanë kërcënimin e shantazhin

20 Gusht 2016 - 17:11      

Ish-kryeministri i Kosovës, tani President, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë demarkacionin me Malin e Zi kur kjo çështje të vihet për votim në seancën e 1 shtatorit në Kuvend.

Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i cili ka thënë se Thaçi po dëshiron që agresionin e tij ndaj territorit të Kosovës ta shndërrojë në realitet institucional përmes Kuvendit.

“Kumbara i familjes Pronto, Thaçi, po vazhdon të insistojë që agresionin e tij ndaj territorit të Kosovës ta shndërrojë në realitet institucional përmes Kuvendit. Natyrisht që mafiozët si puna e tij nuk dinë ndryshe të kryejnë punë pos përmes kërcënimit, shantazhit, reketit, zhvatjes e mitos. Kështu e kapi shtetin, pastaj Presidencën. Tash kështu po don ta çojë deri në fund agresionin ndaj territorit”, ka thënë Ymeri në një postim në Facebook.

Sipas Ymerit, edhe po të mos kishin qenë fare argumentet e ekspertëve e dëshmitë e banorëve, “vet fakti që një mafioz si Thaçi po e mbron me kaq zell këtë marrëveshje, është i mjaftueshëm për të mos e pranuar atë”.

“Lëre më që nuk mund ta gjesh një njeri që ta thotë se me këtë marrëveshje nuk humbim asgjë”, shtoi ai.

“Kjo pronto klikë kriminelësh luftohet duke ua luftuar vendimet. Cilindo vendim në cilëndo kohë. Deri në gjunjëzimin e plotë të tyre. Kundërshtimi i marrëveshjes për demarkacion është kundërshtim i krimit, siç është luftimi i kriminelëve luftim i vendimeve të tyre kriminale”, theksoi Ymeri në fund të këtij reagimi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...