20 Gusht 2016 - 15:36
Një pjesë e mirë e vendqëndrimeve të automjeteve janë mbuluar me plehra e mbeturina, të cilat hidhen nga udhëtarët e pandërgjegjshëm, por edhe nga drejtuesit e makinave që nuk respektojnë vendet e caktuara nga pushteti vendor, transmeton tch.
Problematike gjendja është edhe në rrugët e Sarandes dhe Ksamilit, ku koshat e plehrave janë të tejmbushur që në orët e para të mëngjesit duke sjellë edhe përhapjen e tyre në rrugët e trotuaret përreth. Largësia ndërmjet vendeve të caktuara për grumbullimin e plehrave ka sjellë dhe hedhjen e tyre nga pushuesit e shumtë në vendet që janë lënë pa u ndërtuar ose janë të mënjanuara.
Papastërtitë janë të dukshme edhe afër plazheve, shumë pranë pushuesve, ku grumbullime të tyre kanë lënë shije të hidhur edhe tek pushuesit e huaj, të cilët frekuentojnë natyrën shqiptare dhe janë të shumtë kohët e fundit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...