Foto: Koha

Mustafa “s’i ka dëgjuar bisedat e shefave”

20 Gusht 2016 - 13:20      

Kryeministri Isa Mustafa ka folur për herë të parë për përgjimet telefonike të njohura si “Dosja e Shefave”, raporton KTV.

Mustafa ka thënë se nëse autoritetet e drejtësisë kanë gjetur elemente të veprës penale në këto përgjime, atëherë do të marrin vendimin përfundimtar.

“Përgjimet nuk i kam përcjellë. Më tepër kur më ka ardhur rasti t’i lexoj. Kjo çështje daton nga vitet 2011-2012, kur janë bërë për destinime të caktuara të organeve të drejtësisë, dhe unë mendoj se të gjitha këto duhet të ishin dhe të mbeteshin çështje e drejtësisë”, ka thënë Mustafa për televizionin publik.

“Nuk jam dashamirës i përgjimeve, por mendoj se këto çështje duhet të vihen në korniza të drejtësisë dhe më pas drejtësia ta thotë fjalën”, është shprehur Mustafa. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...