Grabovci i kërcënohej nga toka ministrit në qiell

20 Gusht 2016 - 12:53      

Tri biseda të reja telefonike, një me një ministër e dy të tjera me persona jopublikë, dëshmojnë edhe më tej fuqinë dhe kontrollin e plotë të Adem Grabovcit dhe PDK-së mbi të gjitha institucionet në Kosovë, raporton KTV.

Në njërën bisedë, tregon se si Grabovci ia sistemon një njeri këtij ministri, ndërsa dy tjera tregojnë se si Adem Grabovci mund të vendoste për secilin post të anëtarit të bordit.

Adem Grabovci kishte bërë marrëveshje me një person që i referohet si ministër. Grabovci do ta sistemonte Rexhep Sahitin në Bordin e Ujërave, ndërsa ministri do ta sistemonte një person të quajtur Afrim, në një bord tjetër në Mitrovicë.

Biseda që konfirmon këtë marrëveshje është zhvilluar në dhjetor 2011, të cilën e sjell të plotë Insajderi.

Ministri ndodhej në qiell, duke udhëtuar me aeroplan për në Gjermani, ndërsa Grabovci në tokë, duke futur nën kontroll institucione të shumta shtetërore.

Nga toka, Grabovci e kërcënonte ministrin se do të kërkonte votëbesim posa të kthehej, sepse nuk po i kryente punët. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...