Vullnetarët amerikanë ndryshuan jetën e kosovarëve

20 Gusht 2016 - 12:54      

34 vullnetarë amerikanë të Korpusit të Paqes janë betuar sot, për të qenë në shërbim dy vjeçar, si mësues të gjuhës angleze në komuna të ndryshme të Kosovës.

Vullnetarët janë betuar solemnisht para ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, dhe drejtoreshës së Korpusit të Paqes, Darlene Grant.

Drejtoresha e këtij Korpusi, Darlene Grant, ka thënë se është kënaqësi e veçantë që po betohet kjo gjeneratë e vullnetarëve.
Ajo ka folur për qëllimet e Korpusit të Paqes, që u ndihmon amerikanëve, të njohin më mirë Kosovën dhe popullin e saj.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, i cili tha se 34 vullnetarët amerikanë të Korpusit të Paqes, që do të shërbejnë në Kosovë, po i bashkëngjiten grupit që ka bërë ndryshime në jetën e kosovarëve.

Ai ka bërë të ditur se grupi i ri i vullnetarëve do të punojnë në Gjilan, Pejë, Gjakovë dhe Ferizaj, ku do të shërbejnë si mësues të gjuhës angleze.

“Ju po i bashkëngjitni një grupi të ri të vullnetarëve, të cilët kanë bërë ndryshime të mëdha dhe të rëndësishme në jetën e kosovarëve dhe jam i sigurt që ju do ta bëni të njëjtën gjë gjatë qëndrimit tuaj dy vjeçar. Programi i Korpusit të Paqes përfaqëson simbolin më të dukshëm të kontributit të Amerikës në promovimin e paqes në botë”, tha Delawie.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, transmeton kp, ka kujtuar përvojat që ka pasur me vullnetarët e Korpusit të Paqes, disa prej të cilëve, kishin qenë pjesë e ministrisë së ai udhëheq, për disa muaj.

Ai ka deklaruar se punë e njëjtë do të vazhdojë edhe këtë vit, ku shpreson se do të ndajnë përvoja të ndryshme së bashku me vullnetarët.

Korpusi i Paqes është agjenci qeveritar i pavarur dhe nuk ka agjendë politike apo religjioze. Korpusi i Paqes dërgon vullnetarë në shtetet e ndryshme në mbarë botën, që kërkojnë përkrahje. Vullnetarët punojnë në fusha specifike duke përfshirë arsimin, zhvillimin e komuniteteve, zhvillimin ekonomik dhe planifikimin hapësinor dhe fushat tjera. Aktualisht diku rreth 7,000 vullnetarë shërbejnë në 65 shtete rreth globit.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...