20 Gusht 2016 - 11:35
Jevtiq mendon se çështja e kthimit në Kosovë nuk mund të mbyllet përderisa të shpërngulurit dëshirojnë të kthehen.
“Para të gjitha çështjeve rreth do farë vendimesh administrative, duhet të shikojmë se çfarë mund të bëjmë më mirë që ky kthim të bëhet në mënyrë më cilësore se sa deri më tash. Ajo që është më e rëndësishme, të vazhdojmë së luftuari për qëndrimin e popullit tonë këtu”, citon radiokim të ketë thënë Jevtiq.
Më herët është njoftuar, transmeton Koha.net, se Qeveria e Kosovës do të suspendojë gjithsej 7 ministri, ndërsa Ministria për Kthim do të shndërrohej në Zyrë të kabinetit të Kryeministrit të Kosovës.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...