Kërçova goditet nga moti i ligë

20 Gusht 2016 - 08:59      

Moti i ligë me reshje të mëdha shiu dhe vetëtima sonte e kanë kapluar Maqedoninë Perëndimore. Më alarmante situata raportohet të jetë në Gostivar dhe Kërçovë.

Derisa në Gostivar situata është e qëndrueshme dhe pa ndërlikime, rruga kryesore e qytetit të Kërçovës e cila është pjesë e rrugës magjistrale Kërçovë-Ohër është nën ujë, dhe vështirëson qarkullimin e automjeteve Kërçovë-Ohër dhe anasjelltas

Ndërkohë në profilin e tij në facebook ka reaguar edhe kreu i Komunës së Kërçovës.

“Të dashur qytetarë, brenda dhe në mërgim, Më lejoni që t'ua përcjell gjendjen e krijuar pas reshjeve të mëdha të shiut në qytetin tonë në orët e mbrëmjes së sotme. Fillimisht falënderuar të madhit Zot, gjendja në momentin që Ju shkruaj është stabile dhe pa dëme të mëdha materiale. Ekipet tona komunale e përcjellin me kujdes situatën e krijuar dhe me shpejtësi intervenuan në akset rrugore më të dëmtuara për të mundësuar qarkullim të lirë të automjeteve dhe qytetarëve në të gjitha drejtimet. Në bashkëpunim me banorët vendor, do të japim maksimumin për të ndihmuar edhe në shtëpitë të cilat kanë pësuar nga të reshurat e fundit. Ju lus për qetësi dhe bashkëpunim eventual. Uroj që të kemi një natë të qetë. Ju faleminderit për mirëkuptimin", shkruan Dehari. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...