Edhe një “luftë” kundër korrupsionit

20 Gusht 2016 - 07:30      

Niveli i lartë i korrupsionit në Kosovë është kthyer në qendër të vëmendjes së publikut në Kosovë me publikimin e përgjimeve të bisedave mes krerëve të Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa mesazhet e zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë, posaçërisht ato të nënpresidentit amerikan, Joe Biden, kanë shtuar presionin ndaj institucioneve për të luftuar këtë “kancer të shoqërisë”, shkruan sot Koha Ditore.

“Qeveria duhet ta luftojë pandëshkueshmërinë..., duke parandaluar që zyrtarët e akuzuar apo të dënuar të vazhdojnë ta kryejnë detyrën e tyre publike. Korrupsioni është kancer për çdo shoqëri dhe kjo është e vërtetë. Nëse nuk e trajtoni këtë, atëherë mundësia për të ecur përpara, që Kosova t’i mbushë potencialet e veta, nuk do të jetë e mundur”, ka thënë nënpresidenti amerikan, Biden, të enjten, në Prishtinë, gjatë një konference të përbashkët me presidentin Hashim Thaçi.

Përveç mesazheve të ashpra kundër korrupsionit nga nënpresidenti Biden, institucionet e Kosovës këtë javë kanë nënshkruar edhe një memorandum të bashkëpunimit me Ambasadën e Britanisë së Madhe, përmes të cilit synohet të fuqizohet rekrutimi i stafit në institucionet e pavarura. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore). Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...