“Shqyrtojnë” mundësinë e ardhjes “nëpër hënë” për t’u ikur pritjeve!

20 Gusht 2016 - 06:45      

I kishte mbyllur të gjitha dritaret dhe veturën po e mbante ndezur, edhe pse lëvizja e tyre po bëhej shumë ngadalë në kolonën e gjatë më shumë se 2 kilometra. Duhej mbajtur ndezur kondicionerin për shkak të temperaturave të larta që po mbretëronin gjatë ditës së premte, shkruan sot Koha Ditore.

Njësoj, si Shpëtim Curri, po vepronin të gjithë mërgimtarët që këtë ditë kishin vendosur të ktheheshin në vendet perëndimore nëpërmjet pikës kufitare në Merdar, me përjashtim të atyre që dilnin herë pas here nga veturat për të kuptuar arsyen e pritjes së gjatë. Ose edhe për të qarë hallet ndërmjet vete, për maltretimin që konsiderojnë se po u bëhet.

I nervozuar, Curri e ka edhe një “alternativë” të fundit nëse vazhdojnë pritjet edhe vitin tjetër. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore). Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...