Pritjet amerikane

20 Gusht 2016 - 06:20      

E pyetur rreth pritjeve në luftën kundër korrupsionit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se në vazhdimësi ka folur publikisht për domosdoshmërinë e luftimit të korrupsionit dhe ka shumë shembuj nga fjalimet e ambasadorit Greg Delawie rreth kësaj çështjeje gjatë një viti të kaluar, shkruan sot Koha Ditore.

“Një fillim i mirë do të ishte që Kosova të sigurohet se askush që është me aktakuzë nuk lejohet të vazhdojë të shërbejë në post publik”, ka thënë për “Kohën Ditore” J. Michelle Schohn, zyrtare për marrëdhënie me publikun e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. “Ky vazhdon të mbetet një problem në Kosovë”, ka shtuar ajo.

Në mesin e masave tjera që do të mund të ndërmerreshin nga institucionet e vendit, ajo thotë se “emërimi i zyrtarëve të lartë dhe anëtarëve të bordeve bazuar në meritat, dhe jo lidhjet politike, do të ishte një lëvizje tjetër e mirë”, ndërsa përshëndet iniciativën e Ambasadës britanike për parandalimin e emërimeve politike në poste të tilla.

“Kosova, po ashtu, ka nevojë të trajtojë çështjen e atyre që marrin benefite qeveritare, të cilat nuk i kanë merituar”, tha Schohn.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...