19 Gusht 2016 - 21:17
“Janë sfidat ditore që paraqitën para nesh dhe duhet një vendimmarrje e vështirë. Është e pakuptimtë që një numër i njerëzve kaq lehtë i kundërshtojnë marrëveshjet. Kjo çështje nuk është e lehtë, sepse ne po i pranojmë kufijtë aty ku kanë qenë dhe këta kufij do të prezantohen edhe në çarqe ndërkombëtare ku Kosova do të njihet përmes këtyre kufijve dhe të jenë kufij ndërkombëtarë, këta janë kufijtë e sovranitetit të vendit”, ka thënë Mustafa.
Ai ka thënë se demarkacioni do të kaloj dhe nuk besojë që do të ketë izolim. Edhe opozita do ta pranojë realitetin dhe nuk do të votojë për izolimin e vendit.
“Nuk pres të dështojmë. Dështimi do të ishte izolim i Kosovës. Vendi jonë asnjëherë të votoj kundër vullnetit të SHBA-së. Çdonjëri do të ulet dhe të mendojë që këto veprime nuk qojnë askund sepse nëse votohet kundër demarkacionit do të ishte fatale”, tha Mustafa në transmetuesin publik.
“Me një shtator deri me pesë shtator do të përmbyllet çështja e demarkacionit dhe të gjitha dokumentet dhe faktet do t’i prezantohen BE-së, në mënyrë që të kemi liberalizim vizash”, ka thënë Mustafa duke shtuar se ka njerëz që po thirrën në kauza të rrejshme.
Sipas tij, koha do ta vërtetojë se kjo kauzë ka qenë e rrejshme rreth demarkacionit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...