Ndarja e MSH dhe e SHSKUK ngrit shpenzimet e pacientëve [video]

19 Gusht 2016 - 19:28      

Rrugët e ndara të dy institucioneve, Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së kanë detyruar pacientët kosovarë që të harxhojnë shuma të mëdha nga xhepat e tyre, raporton KTV.

Dalja jashtë funksionit e koronarografit për disa muaj ka pamundësuar ofrimin e shërbimeve për të sëmurët me zemër.

Por, kjo situatë as që pritet të zgjidhet edhe për disa muaj. I pari i sektorit të shëndetësisë, ministri Imet Rrahmani, këmbëngul që problemet t’i zgjidhë përmes marrëveshjes së ratifikuar për modernizimin e shërbimeve, ani pse i vetëdijshëm se kjo mund të vonojë. Tjetër qëndrim ka drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj.

Thotë se ende nuk ka filluar asnjë përgatitje e hapësirës në objektin e institucionit, të cilin e drejton.

Ndërsa është i sigurt se zgjidhja do të bëhej me servisimin e aparaturës aktuale.

Gjocaj ka theksuar se mungesa e buxhetit ka lënë pa kryer punë dhe kjo po rrezikon që të humbin në mjete financiare, pasi çmimet e kompanive që bëjnë servisim çdo ditë rriten.

Krejt kjo situatë, përveç xhepit të pacientëve, i ka kushtuar mijëra euro edhe Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ka mbuluar pacientët me 70 % të shpenzimeve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...