19 Gusht 2016 - 19:24
Zyrtarë të kësaj ministrie nuk kanë pranuar të japin detaje pse u tërhoqën nga një vendim i tillë. Gazetari i ekonomisë, Zekirija Shabani, kritikon ekzekutivin për këtë heshtje.
Shabani thotë se një vlerësim i tillë do të ishte shumë i rëndësishëm për vendin, pasi do t’i bënte më të besueshme të dhënat për shtetin, të cilat edhe ashtu vazhdojnë të mungojnë.
Ekzekutivi edhe vite më parë kishte bërë një vlerësim, por e kishte fshehur, pasi i njëjti kishte dalë ndryshe nga pritjet që i ka pasur. Shoqatat e biznesit dhe njohësit e rrethanave ekonomike thonë se raportet e tilla e bëjnë më serioze Kosovën tek investitorët e jashtëm.
Në Odën Ekonomike Amerikane thonë se Kosova ka shumë nevojë të ketë një raport të tillë në mungesë të shumë të dhënave të nevojshme si për investimet e jashtme, ashtu edhe të hyrjes në borxhe të jashtme.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...