“Thaçi ka zvarritur liberalizimin dhe FAK–un ” [video]

19 Gusht 2016 - 19:14      

Deklarata e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se kalimi i demarkacionit me Malin e Zi kushtëzohet me liberalizimin dhe shndërrimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, ka ngritur reagimin e opozitës, raporton KTV.

Zyrtarë të Opozitës njëzëri thonë se është vetë Thaçi, i cili ka ndihmuar në zvarritjen e këtyre dy çështjeve shumë të rëndësishme për vendin derisa tash mundohet t’ua hedhin fajin atyre. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se tema e liberalizimit dhe FSK –së nuk është dashur të kthehet në kusht për ta kaluar demarkacionin.

Sipas nënkryetarit të AAK-së, Ahmet Isufi, vetë Thaçi i ka zvarritur këto procese shumë të rëndësishme për Kosovën që është dashur të kryhen që moti.

Zyrtarë të Lëvizjes “ Vetëvendosje” thonë se Thaçi nuk ka aspak të drejtë t’ua kërkojë një gjë të tillë, ngase vetë është fajtor për këtë gjendje të krijuar dhe se fajin po mundohet t’ia veshë opozitës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...