VV thërret për pjesëmarrje masive në protestat që i organizon [video]

19 Gusht 2016 - 19:10      

Skandali “Pronto” duhet të rezultojë me dorëheqjen e Hashim Thaçit nga posti i presidentit dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka qenë kërkesa e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, raporton KTV.

Deputetja Haxhiu ka potencuar se ky skandal ka shpërfaqur se ne çfarë forme po e marrin pushtetin dhe si kaq hapur po kryejnë krime pa frikë se mund të dënohen. Në anën tjetër, Ylli Hoxha ka thënë se nëse populli mobilizohet atëherë është i mundur edhe largimi i kësaj kaste politike.

Derisa ka kërkuar që Grabovci të lirohet nga të gjitha detyrat publike dhe të nisë hetimi i tij dhe i urdhërdhënësve që janë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Haxhiu e Hoxha kanë bërë thirrje që në secilën protestë që organizohet nga kjo parti të ketë sa më shumë njerëz pjesëmarrës, në mënyrë që me anë të tyre të largohet ky pushtet.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...