19 Gusht 2016 - 17:00
Krasniqi, në një shkrima të vetin se nuk pajtohet me kërkesën për kthimin e eshtrave të Heroinës Shotë Galica në Galicë aty ku prehen eshtrat e Azem Bejtës. Nuk po dua të dyshoj në kërkesën e kryetarit Veseli, por që kërkesa është e pa arsyeshme, është një fakt. Kushdo që ka qenë iniciatori i kësaj kërkese, familjar, fshatar a provincial, nuk është dashur Kryetari i Kuvendit të Kosovës të vihej në shërbim të një kërkese të tillë, tepër shpirtngushtë.
Pse kërkesa është e pa arsyeshme?
Në rend të parë, heronjtë a dëshmorët, po të ishin të proveniencave që i ceka më lartë (të familjes, fshatit a të ndonjë province), Ata nuk do ta ndiqnin rrugën e idealit për liri e çlirim kombëtar, rrugë që e ndoqën më guxim e përkushtim deri në fund të jetës se tyre.
Në rend të dytë, heronjtë e dëshmorët janë të tillë, pse vepra e tyre rrezaton për gjithë kombin dhe shtrihet mbi gjithë gjeografinë kombëtare. Varret e tyre ku do që gjinden, eshtrat e tyre kudo që janë në gjeografinë kombëtare, janë në vendin e vet, për të cilin Ata/Ato u flijuan pa asnjë hezitim.
Në rend të tretë, nëse eshtrat e tyre duhet të lëvizin nga aty ku janë, siç është rasti me eshtrat e Heroinës Shotë Galica, ata mund të lëvizin vetëm në drejtim të Panteonit - “NËNË SHQIPËRI”., aty ku prehen shumë Heronj e Dëshmorë të Kombit. Do të mund të lëvizte, sikur në Kosovë të kishim Panteonin e të Mëdhenjve të Kombit në Prishtinë me fytyren e Heroinës Shotë Galica, por fatkeqësisht atë nuk e kemi?!
Se katërti, për ta fshatarizuar a provincializuar heroinën e Kombit, Shotë Galica, në Galicë a Radishevë, është goditje në veprën jetësore kësaj luftëtare të lirisë e të bashkimit kombëtar. Lëvizja Kombëtare se cilës iu bindë Heroina - Shotë Galica, luftonte për çlirimin dhe bashkimin e kombit.
Se pesti, heronjve e dëshmorëve të kombit, ja tua japim përmasën e merituar të nderimit, kujtimit e përkujtimit ashtu si e meritojnë o t’i lamë aty ku prehen në qetësi! Edhe Fushë Kruja është në gjeografinë kombëtare të cilës i shërbente Heroina e Kombit- Shotë Galica.
Te përfundojmë: Heronjtë e dëshmorët duhet t’ua lamë kombit se të atij janë! Se paku Ata mos t’i fusim në korniza që ua zvetënojnë përmasën e veprës se tyre! Përmasa e veprës së tyre – është Atdheu i shqiptarëve!
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...