19 Gusht 2016 - 16:50
Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën sot, ka qëndruar në Prilluzhë. Marko Gjuriq me këtë rast ka thënë se më shumë të drejta për serbët nuk do të që shqiptarët të kenë më pak të drejta, transmeton Koha.net.
Ai, duke marrë pjesë në fillimin e ndërtimit të shtëpisë për murgj ka thënë se kundërshtarët e marrëdhënieve të mira të serbëve e shqiptarëve janë armiq të dy popujve.
“Më shumë të drejta për serbët, përmes Asociacionit të Komunave serbe, nuk do të thotë asnjë milimetër më pak të drejta për shqiptarët e Kosovës, madje kjo të thotë ardhmëri më e qetë, më e sigurt dhe e ardhme më stabile”, citon B92 të ketë thënë Gjuriq .
Gjuriq ka përkujtuar se përfaqësuesit më të lartë politikë të shqiptarëve të Kosovës kanë premtuar se Prilluzha me disa fshatar përreth do të bëhen komunë.
"Mendoj se ata njerëz duhet të tregojnë se mbajnë fjalën, të mbajnë marrëdhënie me serbët në Kosovë dhe t’i lejojnë marrëdhëniet e serbëve me Beogradin i cili për ta është rëndësishëm”, ka thënë ai duke shtuar se Beogradi vazhdon bashkëpunimin me serbët që janë nëpër institucionet e Kosovës.
Në këtë solemnitet kanë qenë të pranishëm ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës: Dalibor Jevtiq, Lubomir Mariq, Branimir Stojanoviq, Ivan Tomiq dhe kryetari i Listës Srpska Slavko Simiq.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...