Qe 11 muaj nuk ka shkuarje të qytetarëve të Kosovës në vatrat e luftës

19 Gusht 2016 - 15:25      

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës në vazhdën e takimeve nëpër rajonet e Kosovës ka zhvilluar sot në Ferizaj një takim me anëtarët e forumeve lokale të sigurisë së këtij rajoni, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Hyseni theksoi se qëllimi i këtyre takimeve me këto forume po bëhet në mënyrë që të ndërmerret një fushatë proaktive në mënyrë që të punohet sa më shumë në parandalimin e trafikimit me njerëz dhe parandalimin e lypsarëve, sidomos të fëmijëve.

“Sa i përket trafikimit të qenieve njerëzore gjendjen nuk e kemi të mirë dhe përveç ndërhyrjeve që bën Policia e Kosovës ka nevojë për një angazhim të spektrit më të madh shoqëror, social dhe politik, në mënyrë që të gjitha shqetësimet për gjendjen reale ta përmirësohen”, tha ai.

Ndërsa sa i përket problemit të përdorimit të narkotikëve dhe drogës Hyseni theksoi se kryesisht janë të përfshirë grup moshat shkollore dhe është duke marrë përmasa shqetësuese.

“Sa më shumë që fëmijët tanë marrin droga, aq më shumë pasurohen bosët e krimit dhe sa më të fortë bëhen bosët e krimit aq më shumë dobësohet shteti dhe për këtë është e nevojshme që ne bashkërisht të punojmë në parandalimin e konsumit të drogave në mënyrë që Policia e Kosovës të merret vetëm me personat që trafikojnë drogë”, theksoi Hyseni.

Sa i përket radikalizmit të dhunshëm që shpi në terrorizëm, ai tha se në bazë të dhënave të Policisë së Kosovës, që 11 muaj nuk kemi të regjistruar raste të shkuarjes së qytetarëve tanë në vatra të krizave. Parandalimi i këtij fenomeni është bërë falë bashkëpunimit që kemi bërë bashkërisht edhe ju anëtarët e këshillave të sigurisë dhe miratimin të ligjit kundër pjesëmarrjes në luftëra të huaja.
Situata e përgjithshme e sigurinë në rajonin e Ferizajt u vlerësua shumë e mirë dhe u konstatua se në bazë të takimeve me këshillat komunale për siguri është bërë një punë shumë e mirë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpi në terrorizëm. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...