Kontabilistët dhe auditorët e Kosovës e të Maqedonisë me marrëveshje bashkëpunimi

19 Gusht 2016 - 14:39      

Prishtinë, 19 gusht – Kryetari i Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKCAK), z. Nazmi Pllana dhe kryetari i Institutit të Auditorëve të Certifikuar të Republikës së Maqedonisë (IACRM), z. Borislav Atanasovski nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, e cila ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja shoqatave profesionale për të ngritur dhe zhvilluar rolin e kontabilistëve dhe auditorëve si dhe të vetë profesionit në të dyja shtetet.

Duke qenë se Kosova dhe Maqedonia janë shtete fqinje, bashkëpunimi i mirëfilltë për shkëmbimin e njohurive mbi praktikat më të mira për edukimin profesional në kontabilitet është i domosdoshëm, transmeton Koha.net.

Prandaj, kjo marrëveshje parasheh bashkëpunim në zhvillimin dhe implementimin e planeve të veprimit në përputhshmëri me Deklaratat e Obligimeve të Anëtarësisë (DOA) për Federatën Ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK), kualifikimin e vazhdueshëm profesional të anëtarëve të profesionit, kontributin bilateral në praktikimin e sigurimit të cilësisë, bashkëpunimin në shkëmbimin e materialeve arsimore të përkthyera në gjuhën shqipe dhe gjëra të tjera me interes të përbashkët.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...