Kryeministri Mustafa: Kosova synon anëtarësimin në KB

19 Gusht 2016 - 14:36      

Prishtinë, 19 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Zahir Tanin.

Kryeministri Mustafa, gjatë takimit, theksoi progresin e gjithanshëm që po arrihet në Kosovë, transmeton Koha.net.

Duke vlerësuar përkrahjen e Kombeve të Bashkuara në fazat e mëhershme, kryeministri Mustafa theksoi avancimin e gjithanshëm të shtetësisë dhe subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës dhe angazhimin që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, foli për zhvillimin ekonomik, fuqizimin e shtetit të së drejtës, konsolidimin e demokracisë si dhe për integrimin e plotë të komuniteteve jo shumicë në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

Gjatë takimit u bisedua edhe për raportimin tremujor në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për progresin e shumanshëm që është arritur në Kosovë në të gjitha aspektet.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...