AKP shpërndan 20% -shin për punëtorët e 14 ndërmarrjeve shoqërore

19 Gusht 2016 - 14:06      

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), sot ka ekzekutuar vendimin për shpërndarjen e fondeve të 20 % të dedikuara për punëtorët e kualifikueshëm të ndërmarrjeve shoqërore.

Pas vendimeve të plotfuqishme nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin për shpërndarjen e fondeve të 20%-shit për punëtorët e kualifikueshëm edhe për 14 ndërmarrje shoqërore.

Sipas njoftimit të AKP-së, shuma e fondeve që do të shpërndahen kësaj radhe është 132,549 €uro dhe nga kjo shpërndarje do të përfitojnë një numër prej 1.144 punëtorëve, kështu thuhet në komunikatën e AKP-së.

Transferi i këtyre fondeve për disa nga këto ndërmarrje do të bëhet në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në pajtim me Rregulloren 2003/13 (me ndryshime).

Deri më tani, Agjencia ka shpërndarë mbi 108 milionë euro për mbi 44 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të NSh-ve. Në ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20% për punëtorët e kualifikueshëm edhe për disa NSh tjera, për çka punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinioni i gjerë do të informohen me kohë.

(Në tabelën më poshtë gjeni emrat e 14 NSh-ve, për të cilat është kompletuar dokumentacioni për shpërndarje dhe se shpërndarja e fondeve të 20%-shit për punëtorët e këtyre NSh-ve është duke u realizuar nga BSPK, shuma e mjeteve dhe numri i punëtorëve përfitues)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...