Veseli mori pjesë në ceremoninë e rivarrimit të familjarëve të Azem Bejtës

19 Gusht 2016 - 13:59      

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë, sot, në ceremoninë e rivarrimit të familjarëve të Azem Bejtës, manifestim i organizuar nën përkujdesjen e tij, në fshatin e lindjes së heroit kombëtar, Azem Bejta, në Galicë të Vushtrrisë, njofton kumtesa nga Kuvendi, transmeton Koha.net.

Në fjalën e rastit, kryekuvendari Veseli foli për rrethanat historike të asaj kohe, të rënda dhe me shumë sakrifica.

“Po bëhen gati 100 vite kur ne ende po i bashkojmë plagët tona. Serbia i vrau ata, por jo edhe idealin e tyre i, cili u bart në breza deri në arritjen e lirisë”, tha kryeparlamentari Veseli.

Veseli vuri në pah se Azem Bejta dhe Hasan Prishtina hapën shtigjet nëpër të cilat ecën të gjitha gjeneratat e rezistencës së mëpastajshme: Shaban Polluzha dhe luftëtarët e tij, Adem Demaçi dhe lëvizja ilegale, Lëvizjet studentore, aktivistët e rezistencës paqësore dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli bëri apel publik që së shpejti duhet të bëhet e mundur që pranë varrit të Azem Bejtës të sillen edhe eshtrat e Shotë Galicës që aktualisht ndodhen në Fushë Krujë të Shqipërisë.

Në ceremoninë e rivarrimit të familjarëve të heroit Azem Bejta morën pjesë edhe përfaqësues të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, deputetë të Kuvendit të Kosovës, qeveritarë, si dhe përfaqësues të komunave: Vushtrri dhe Skënderaj.

Në fund të ceremonisë, drejtori i mjekësisë ligjore ia dorëzoi kryeparlamentarit Veseli dy artefakte që janë gjetur gjatë rivarrimit të eshtrave të familjarëve të Azem Bejtës.

Kryeparlamentari Veseli tha se dy artefaktet e gjetura, çelësi dhe brisku, do të pastrohen nga institute të specializuara ndërsa pastaj do të qëndrojnë në kullën e Azem Bejtës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...