19 Gusht 2016 - 13:09
Në dy telefonatat mes kreut të burgosur të Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe Adem Grabovcit, sharjet dhe fyerjet janë të pranishme në secilën fjali, teksa shtyhen e koordinohen për emërimin e njerëzve të tyre në pozita të larta shtetërore.
Lushtakut nuk i pëlqen aspak fakti që në krye të Infrakosit është emëruar Agron Thaçi, i cili duket të ketë marrë pëlqimin e Kadri Veselit për këtë pozitë, bazuar në një përgjim të mëhershëm mes Grabovcit dhe Veselit.
Ky fakt bën që Lushtaku të fyejë atë dhe të gjithë bashkëpartiakët e tij, të cilët i quan të pabesë, derisa shpreh habinë sesi një person nga Vitia ka arritur në këtë pozitë. Sidoqoftë Lushtaku e Grabovci, që kishin fuqi të madhe brenda PDK-së, në dy raste kishin dështuar ta emëronin Ramadan Gashin në një pozitë shtetërore. Synonin një pozitë në Agjencinë e Akreditimit dhe atë të drejtorit të Infrakosit. Në dy rastet, pengesë kishin dalë Ramë Buja e Ferat Shala. Fyerje të rënda Lushtaku ka drejtuar edhe ndaj ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, i cili atëkohë ishte pengesë për planet e tyre.
Në një moment, Lushtaku i referon Grabovcit që ta heqin Jakup Krasniqin nga ajo pozitë, por ky i fundit i përgjigjet se kjo do të shkaktonte skandal. Përgjimet telefonike dëshmojnë se drejtuesit e PDK-së zgjidhnin njerëzit e tyre në institucione të larta që gjenerojnë miliona euro. Përveç kësaj, ata planifikonin largim të njerëzve nga puna për t’ua lënë pozitat njerëzve të tyre.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...