Foto: Koha

Qeveria paralajmëron ndryshime në ligjin për OJQ-të

19 Gusht 2016 - 12:04      

Prishtinë, 19 gusht - Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar raportin për gjendjen në shërbimin civil të Republikës së Kosovës për vitin 2015.

Sipas komunikatës për medie, raporti për gjendjen në Shërbimin Civil për vitin 2015 pasqyron arritjet në zbatim të legjislacionit, reformën dhe veprimet në avancimin e këtij shërbimi, transmeton Koha.net.

Është miratuar edhe koncept-dokumenti për rregullimin e funksionimit të organizatave joqeveritare. Koncept dokumenti analizon situatën aktuale dhe evidenton nevojën e ndryshimeve dhe plotësimeve ligjore në këtë fushë.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për plotësimin e listës së projekteve për financim përmes “Klauzolës për investime”, që është financim i projekteve zhvillimore përmes huamarrjes shtetërore.

Me vendimin e aprovuar në mbledhjen e sotme, ka ndarë mjete për rehabilitimin e kategorive të dala nga lufta. Përfitues të kësaj ndihme do të jenë Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së; Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së dhe Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Kabineti qeveritar është informuar edhe me performancën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore për periudhën janar-korrik 2016. Analizat tregojnë për rritje të aktiviteteve ekonomike dhe për rritje të të hyrave buxhetore dhe efikasitet të shpenzimeve, thuhet në njoftim.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...