“Terroristi” i kapur në Vlorë ka 20 procedime penale në Kosovë

19 Gusht 2016 - 11:53      

Djali 29-vjeçar nga Kosova, i arrestuar dy ditë më parë nga Antiterrori në Vlorë, dyshohet se ka probleme psikike.

Dijar Xhema është marrë në dorëzim nga Prokuroria për Krimet e Rënda, ndërsa i janë ngritur disa akuza, Vepra me qëllime terroriste, Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, Nxitja e urrejtjes ose grindjeve fetare, të mbetura në tentativë, dhe akuzën Prodhimit, shitjes dhe mbajtjes ë lëndëve narkotike.

Për të gjitha këto akuza, i riu nga Mitrovica pritet të dalë këtë fundjavë para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku do t’i caktohet edhe masa e sigurisë “Arrest me burg”, deri në përfundim të hetimeve nga Prokuroria për Krimet e Rënda, shkruan Shekulli. Ndërkohë, nga hetimet paraprake dyshohet e Dijar Xhema ka çrregullime të theksuara mendore të shkaktuara nga lëndë psikotrope (barna narkotike) dhe për këtë fakt do t’i nënshtrohet një ekzaminimi psikik.

Procedimet penale Ndërkaq, autoritetet e Kosovës janë njoftuar se Dijar Xhema është person me precedentë të theksuar kriminalë. Sipas shkresave të dërguara nga policia kosovare, thuhet se i riu nga Mitrovica është proceduar plot 20 herë, për akuzat, si “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Sulm ndaj personave”, “Prishje të qetësisë publike”, “Vrasje”, “Plagosje”, “Aksident”, si dhe është dënuar nga gjykata për veprën penale “Drejtim mjeti jashtë normave të lejuara”.

Në asnjë rast, në shkresën e policisë nuk është evidentuar se Dijar Xhema ka qenë i përfshirë në ndonjë grup apo rreth personash me prirje ekstremiste fetare. Pavarësisht kësaj përgjigje, mësohet se policia po punon për të zbardhur vendet ku ka qëndruar 29-vjeçari nga Mitrovica në Shqipëri. Në sistemin TIMS, rezulton se ka hyrë brenda territorit shqiptar nga pika e kalimit kufitar Morinë, në Kukës, mes natën e datës 7 korrik së bashku me dy persona të tjerë, të identifikuar nga policia.

Sipas prokurorisë, në ngarkim të Dijar Xhemës janë administruar tre kallëzime. Një shtetas nga Vlora që pretendon se kosovari e ka qëlluar me grusht, një grua që ka tentuar ta hipë në makinë duke e tërhequr për krahësh, si dhe dy persona të cilët i ka ndjekur me makinë dhe i ka goditur me grushte e shkelma makinën e tyre. Gjatë komunikimeve me të tre kallëzuesit, këta kanë pretenduar se shtetasi kosovar fliste arabisht dhe thërriste “Allahu Ekber”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...