Foto: Koha / arkiv

Kolona kilometrike e pritje shumorëshe në Merdar e Mutivodë

19 Gusht 2016 - 11:32      

Në pikë kalimet kufitare me Serbinë, në Merdarë dhe Mutivodë, ka fluks të madh të automjeteve, ku pritjet në dalje zgjasin 4 deri në 5 orë.

Si pasojë e pritjeve të gjata, janë shkaktuar kolona deri në dy kilometra, transmeton KosovaPress.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, në një përgjigje elektronike për KosovaPress, ka thënë se në vazhdimësi kanë kërkuar nga pala serbe, që të gjenden modalitetet për procedura më të shpejta të kalimit kufitar, që të mundësohet një qarkullim sa më i rrjedhshëm, pa pritje dhe pa kolona edhe nga ana tyre.

Sipas tij, në hyrje nuk ka kolona, nëpër këto pikë kalime kufitare, ku si në Merdarë ashtu edhe në Mutivodë, pritjet në hyrje janë 5 deri në 10 minuta.

“PK varësisht prej nevojave dhe rritjes së fluksit, ndërmerr edhe masa konkrete për rritjen e kapaciteteve me personel si dhe aplikim të procedurave të përshpejtuara të kalimit”, thotë Hoxha.

Në tabelën me të dhëna për pritjet në pikë kalime kufitare, shihet se po thuajse në të gjitha pikat, pritjet në hyrje janë më të pakta, krahasuar me ato në dalje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...