Foto: Koha

Deputeti Rexhep Selimi padit Expressin për shpifje

19 Gusht 2016 - 11:29      

Deputeti i VV-së Rexhep Selimi ka dorëzuar padi në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj gazetës Express dhe prodhimit të saj “Shtabi i milionerëve”, raporton KTV.

Pas dorëzimit të padisë, Selimi ka thënë se pret që Gjykata së shpejti të shqyrtojë çështjen dhe të vendosë për të në mënyrë që të sqarohet kjo për publikun.

“Aty ka pasur të pavërteta dhe shpifje dhe ne e kemi shfrytëzuar këtë sepse mediat kanë për obligim t'i shërbejnë publikut dhe jo agjenturave të caktuara e politikës”, ka thënë Selimi.

Avokati i tij, Naim Rudari, ka thënë se ka arsye të mjaftueshme juridike dhe dyshim të bazuar që padia të procedohet tutje në Gjykatë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...