Foto: Koha / Ilustrim

Personat e verbër të diskriminuar nga puna

19 Gusht 2016 - 06:45      

Rreth katër mijë persona konsiderohen se janë të verbër në Kosovë, prej tyre vetëm një numër i vogël është i inkuadruar në punë.

Këta persona e ndiejnë veten të diskriminuar nga, siç thonë, moszbatimi i ligjit që ekziston për ta, si dhe mundësia e vogël për t’u punësuar, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Bujar Kadriu, ka thënë se numri i personave të verbër që janë të punësuar në vend është rreth 30. Kjo, sipas tij, është edhe pasojë e moszbatimit të Ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara.

“Shkaktari kryesor i mospunësimit të të verbërve është moszbatimi i Ligjit për aftësim dhe punësim për personat me aftësi të kufizuara, i cili parasheh që institucionet publike të punësojnë 1 person me aftësi të kufizuara deri në çdo 50 persona të punësuar”, ka thënë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...