
18 Gusht 2016 - 23:15
Ai ka thënë se lidhur me këtë po vazhdojnë sqarimet në LDK, transmeton Koha.net.
Mustafa ka shkruar:
Të dashur miq, Qeveria që unë drejtoj është e përcaktuar ta çoj përpara agjendën zhvillimore dhe integruese të Kosovës.
Ne kemi program, të cilin po e zbatojmë, pavarësisht problemeve të trashëguara dhe sfidave e pengesave me të cilat po ballafaqohemi. Por, ne jemi këmbëngulës për arritjen e qëllimeve, të cilat jemi të bindur se janë në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Qeveria që unë drejtoj gëzon mbështetjen e një shumice solide në Kuvendin e Kosovës. Por, si kryeministër dhe si njëri prej partnerëve kryesor të koalicionit, për tema të ndjeshme, nuk preferoj asnjëherë të testojë fuqinë e votave.
Unë po kujdesem vazhdimisht dhe sinqerisht për t'u siguruar që Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi do të mbështetet nga mbi 80 deputetë.
Në LDK është duke u sqaruar gjithçka rreth kësaj çështjeje dhe jam optimist se do të jemi unik në mbështetjen e ratifikimit të marrëveshjes. Jam optimist se edhe partnerët e koalicionit po bëjnë të njëjtën gjë me deputetët e tyre.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...