Foto: Koha

Kosova përgjohet nga Serbia

18 Gusht 2016 - 23:35      

Serbia ka mundësi t’i përgjojë të gjitha bisedat e qytetarëve të Kosovës, transmeton Koha.net.

Kështu të paktën del nga një deklarim i Marko Gjuriqit sot në mediet serbe.

“Përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës në rundin e fundit të bisedimeve në Bruksel nuk patën sukses t’i qasen sistemit “Telekom Srbija”, me ç’gjë do t’iu mundësohej përgjimi i qytetarëve në gjithë Serbinë”, ka thënë ai për TV Most të Zveçanit, transmeton Koha.net.

“Natyrisht kjo nuk ka qenë e mundur të shqyrtohet, ka thënë ai, duke shtuar se shqiptarët deshën të bënin precedent dhe diçka të ngjashme pastaj të kopjonin për Trepçën, Brezovicën dhe për të mirat tjera serbe që duan t’i përvetësojnë”.

Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar të hënën biseda për kodin telefonik. Bisedimet kanë dështuar.

Kosova ende nuk ka kod të vetin telefonik dhe bisedat telefonike me jashtë i zhvillon përmes Serbisë, me prefiksin 381. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...