
18 Gusht 2016 - 21:42
Por, ai ka shtuar, shkruan gazeta “Kurir” e Beogradit, se sikur dhe për përmendoret tjera, askush nuk e ka e ka pyetur as për këtë rast.
“Ajo është në kompetencë të Komisionit të qytetit për emërim rrugësh dhe për vënie shtatoresh. E përgjigjen për këtë e jep ministria e Aleksandar Vulinit”, ka thënë ai.
Ndërsa duke folur për Milosheviqin Nikoliq ka thënë:
“E kam përkrahur luftën e tij dhe e kam dënuar kur është tërhequr pa arsye. Përmendorja nuk guxon ta ndajë Serbinë, por ta bashkojë”.
Tomislav Nikoliq, kryeministri Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Vojislav Sheshel kanë qenë bashkëpunëtorë të afërt të Slobodan Milosheviqit në luftërat tij.
Slobodan MIlosheviq ka shkaktuar katër luftëra në ish – Jugosllavi, nga të cilat kanë vdekur mbi 200 mijë veta dhe i ka humbur që të gjitha.
Në Kosovë, nga forcat e tij pushtuese , janë vrarë mbi 13 mijë persona e janë dëbuar nga shtëpitë e veta mbi 1 milion shqiptarë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...