18 Gusht 2016 - 20:47
Sipas meteorologëve, temperaturat nuk do të kalojnë 34 gradë Celsius dhe në zonat malore do të ketë edhe reshje shiu. Por java e fundit e gushtit pritet të rikthejë sërish të nxehtin afrikan, transmeton top-channel.
“Anticikloni afrikan do fuqizohet sërish dhe do prekë pjesën më të madhe të Evropës, përfshirë Shqipërinë. Duke filluar nga e mërkura e javës tjetër e në vazhdim do të regjistrohen temperatura 35 gradë Celsius në zonat malore dhe nga 38 deri në 40 gradë në zonat e ulëta e bregdetare”, deklaron meteorologia Rezarta Xhakollari.
Vera meteorologjike përfundon në 31 gusht, kurse ajo astronomike më 21 shtator, kur është edhe ekuinoksi i vjeshtës.
Por javën e fundit të gushtit mund ta quajmë edhe valën e fundit të të nxehtit afrikan, pasi, siç thonë meteorologët, me fillimin e shtatorit dita bëhet gradualisht më e shkurtër dhe rrezatimi diellor nuk është më aq i fortë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...