Ymeri: Thaçi po merr bajrakun e ringjalljes së “Zajednicës”

18 Gusht 2016 - 20:33      

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka shkruar menjëherë pas fjalëve të presidentit Thaçi, që zgjatën mbi 8 minuta, drejtuar popullit të Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ymeri ka thënë se kjo ishte një fushatë e trysnisë mbi deputetë ëër ratifikimin e demarkacionit dhe se Thaçi po merr edhe bajrakun e ringjalles së “Zajednicës”, transmeton Koha.net.

“Thaçi lansoi publikisht fushatën e trysnisë mbi deputetët e Kuvendit të Republikës që ta ratifikojnë nënshtrimin dhe kapitullimin e tij ndaj Malit të Zi.

Ai po e merr edhe bajrakun e ringjalljes së 'Zajednicës'. Ky mafioz i aferës PRONTO nuk është as President dhe as i Kosovës.
Faljen e 8.200 hektarëve ai e lidh me izolimin ndërkombëtar, integrimin evropian e në NATO, me ushtrinë e Kosovës e me çka jo tjetër.

Por, ai e ka hall vetëm vetveten.

Ky nuk është shef i shtetit dhe as i qytetarëve. Ky është shef vetëm i Grabovcit. Dhe, që të dy e kanë vendin në burg”, ka shkruar Ymeri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...