18 Gusht 2016 - 20:07
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, me fjalë që dukeshin dramatike e patetike, i është drejtuar për herë të parë opinionit të vendit me një mesazh qëkur e ka marrë këtë post, pas shumë demonstratave jashtë e brenda Parlamentit të Kosovë më 26 shkurtin e sivjetmë, transmeton Koha.net.
Thaçi, në këtë mesazh, pasi ka përmendur ato që ai i ka quajtur suksese të Kosovës, ka folur në mënyrë speciale për Marrëveshjen e Demarkacionit duke e paraqitur atë kusht për liberalizimin vizave. Në këtë kontekst, ai ka përmendur edhe nevojën e krijimit të AKS-së.
Mesazhin e vet Thaçi e bëri vetëm një ditë pas vizitës së Joe Bideniti në Kosovë i cili kërkoi luftë më të këmbëngultë ndaj korrupsionit e krimit të organizuar.
Kreu i vendit në këtë mesazh në asnjë rast nuk i përmendi përgjimet e zyrtarëve të lartë të partisë kryetar i të cilës ka qenë deri në zgjedhje president.
Ndër të tjera në një fjalim të gjatë ai tha:
“Nga e kaluara të nxjerrim besime, që cilave shtete të ju besojmë. I kemi dëgjuar amerikanët në Rambuje, ishte vendim i vështirë por i drejtë… njëjtë ndodhi edhe me Pakon e Ahtisaarit…. Ditën kur do të votohet për Demarkacion, ta dini se kemi përgjegjësi të madhe historike, do ta keni një dorë që ta tregoni se Kosova është shtet paqdashës që respekton të dretën ndërkombëtare dhe se nuk ka pretendime ndaj asnjë shteti. Votoni që ta rikonfirmoni partneritetin gjeostrategjik dhe partneritetin me SHBA-të… Mos e sakrifikoni veten tuaj për interes të politikave ditore, keqpërdorimi i kësaj është kauzë e rrejshme dhe Kosova nuk ka humbur asnjë centimetër të tokës sonë. Çdo vonesë për ratifikimin nga Parlamenti i Kosovës e minon të ardhmen evropiane të Kosovës… I thyen shpresat dhe besimin që gjatë këtij viti qytearët e Kosovës do të lëvizin pa viza në zonën Shengen. Por, ky nuk është dëmi i vetëm. Ky do të ishte vetëm dëmi i fillimit që do të pasohej nga të tjerë sepse nëse dështojmë në ratifikimin e marrëveshjes, atëherë do të vonohemi për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe shtyhet për një kohë të pacaktuar procesi i integrimit në NATO. Për më tepër, askush në botë nuk na përkrah në acarimin e raporteve me vendin fqinj që gjithnjë na ka përkrahur, siç është Mali i Zi, i cili ka marr ftesë që të bëhet anëtar i NATO’s. Ne duhet të vazhdojmë raportin strategjik të fqinjësisë dhe vlerave euroatlantike me Malin e Zi. Ne nuk mund të korrigjojmë padrejtësitë historike tani, të cilat i dimë shumë mirë por duhet ta sigurojmë të ardhmen euroatlantike. Edhe marrëveshja për themelimin e Asociacionit duhet të implementohet. E kjo do të bëhet sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, tha Thaçi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...