18 Gusht 2016 - 19:29
Por, ky ka qenë një nga dështimet e CIA-s dhe MI6, dhe që është mbajtur sekret për vite me radhë.
Ja çfarë shkruan BBC:
CIA amerikane dhe MI6 britanike nisën një operacion të përbashkët në fillim të vitit 1950 për të rrëzuar regjimin komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri, ajo përfundoi një katastrofë.
Gjatë katër viteve, ata ishin mundur nga Sigurimi, Shërbimi Sekret Shqiptar, dhe 300 prej agjentëve të tyre përfunduan të vdekur. Për shumë vite, faji i dështimit iu adresua Kim Philby, agjent i shërbimit sekret britanik që spiunonte për sovjetikët. Por, historiani britanik Steve Long, tani ka gjetur prova të reja.
Sipas historianit, Sigurimi i Shtetit ishte fuqizuar së tepërmi si institucion dhe kjo u duk kur zbuloi agjentët sekretë të CIA-s dhe MI6. Long sqaron gjithashtu se Enver Hoxha kishte rritur pushtetin e tij në Shqipëri, ndërsa agjencitë perëndimore sekrete nuk kishin menduar besnikërinë e popullit ndaj diktatorit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...