Prodhuesit e mjedrës të pakënaqur me ndihmën nga Qeveria [video]

18 Gusht 2016 - 19:26      

Ndonëse ministri i Bujqësisë shprehet i kënaqur me rendimentet e mjedrës, prodhuesit kanë pasur shumë ankesa për mungesë të ndihmës nga ana e qeverisë.

Në ditën e dytë të panairit të mjedrës, qytetarët patën mundësi ta blejnë këtë frutë, që vlerësohet si mjaft i shëndetshëm.

E po ashtu gjatë ditës, fermerët e mjedrës i kanë vizituar edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, dhe drejtori i misionit të USAID-it, James Hop.

Një kilogram mjedre, siç tregojnë fermerët, shitet me çmim shumë të ulët dhe me përfitimin e rendimentit për këtë vit nuk janë aq të kënaqur.

Por, edhe për këtë vit, ministri Memli Kransiqi u premtoi ndihmë fermerëve, derisa tha se këtë vit janë mbjellë 1 mijë hektarë mjedër. Ndërkaq, në këtë panair, u plasua edhe aronia, një frutë tjetër që hyn në familjen e boronicës.

Aronia gjen përdorim të gjerë kryesisht për shërimin e shumë sëmundjeve.

Familja Hoxha këtë vit ka mbjellë rreth 5 hektarë aronia, me gjithsej rendiment 15 deri 20 tonë, ndërsa është i katërti vit me radhë që merren me prodhimin e saj.

Panairi i Mjedrës do të jetë i hapur edhe të premten.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...