Protesta të Vetëvendosjes në Kuvend e jashtë tij më 1 shtator [video]

18 Gusht 2016 - 19:11      

Më 1 shtator do të ketë protesta brenda e jashtë Kuvendit të Kosovës.

Në ditën kur është vendosur të jetë në rend dite ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, ‘Vetëvendosje’ ka thirrur protestë gjithëpopullore.
Derisa deputetët e saj është thënë se do të protestojnë brenda Kuvendit, por pa sqaruar formën e kësaj proteste.

Në konferencën ku është bërë i ditur vendimi për protestë, është thënë se ka pasur tentime për takim rreth kësaj çështjeje me partitë opozitare, por pa sukses.

Kryesia e Kuvendit e ka shtyrë deri për datën 1 shtator ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, derisa opozita, por edhe deputetë të partive në pushtet, kanë thënë se kjo është bërë në mungesë të numrit të votave për marrëveshjen me shtetin fqinj.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...