Pritet ndryshimi i Kodit Penal [video]

18 Gusht 2016 - 19:06      

Ideja e presidentit Thaçi për ndryshimin e Kodit Penal duket të jetë në rrugë të duhur, pavarësisht që kjo nuk është e paraparë në kalendarin legjislativ për këtë vit, raporton KTV.

Ndryshimin e Kodit Penal të Kosovës e ka kërkuar edhe kryeprokurori Aleksandër Lumezi dhe po ashtu kjo ishte edhe njëra ndër detyrat që zëvendëspresidenti amerikan, Biden, ua dha kosovarëve.

Por, pavarësisht kësaj, ndryshimi në Kodin Penal nuk është në kalendarin legjislativ për këtë vit.

Albulena Haxhiu, që e udhëheq Komisionin për Legjislacion, thotë se realisht deri tash nuk ka pasur iniciativa për ndryshime të Kodit Penal apo Procedurës Penale, përveç deklarimeve mediatike.

Megjithatë, ajo shprehet e gatshme që të mbështesë çdo ndryshim që do të ndihmonte luftimin e krimit, por paraprakisht, sipas saj, Kosova ka nevojë të çlirohet nga “kriminelët” institucionalë dhe prokurorët e deleguar nga ta.

Por, zgjatja e hetimeve nuk mund të bëhet pa kufij, ka deklaruar Bekim Blakaj, që drejton Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë. Kjo praktikë, sipas tij, mund të mos sjellë rezultat. Po ashtu, sipas Blakajt, edhe dënimi në mungesë nëse bëhet si shprehi ka kundër efekt, sa ekonomik aq edhe etik.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...