18 Gusht 2016 - 19:02
Bujari do t’i raportonte vazhdimisht Grabovcit për qarkullimin e parasë. Për të ndërmarrë këto veprime, Grabovci ishte këshilluar nga një person i quajtur Ismet, i cili kishte qenë në burg së bashku me Grabovcin gjatë viteve të 80-a.
Pushteti i Grabovcit dhe i Partisë Demokratike mbi ndërmarrjet publike e komunale në rrafshin e Dukagjinit, duke nisur nga Peja, Deçani, Gjakova e Prizreni, dëshmohet në një bisedë të përgjuar telefonike që zgjat mbi dhjetë minuta.
Pos tjerash, Ismeti e informonte Grabovcin që një person, që nuk i përmendet emri, kishte konkurruar për anëtar të Bordit të Ibër Lepencit, ndërmarrje kjo që drejtohej nga miku dhe bashkëpunëtori i Grabovcit, Hajdar Beqa.
Për të arritur këtë pozitë, sipas bashkëbiseduesit, konkurrenti dinte diçka prej veprimeve të Adem Grabovcit. Konkurrenti donte këtë pozitë, ose do të fliste për ato që dinte.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...