18 Gusht 2016 - 16:34
Ai i ka dhuruar asaj një monument, për të cilin sipas shefit të kabinetit të kryeministrit Sokol Havolli, Dumoshi është angazhuar intensivisht dhe e ka ideuar atë, transmeton Koha.net.
“Vlora, Ne familja Biden jemi gjithmonë borxhli ndaj jush dhe ndaj bashkëatdhetarëve tuaj”, është shkruar nga dora e Biden në atë monument të vogël.
”Pas përfundimit të ceremonisë së emërtimit të rrugës me emrin e Joseph R. ‘Beau’ Biden, III, me iniciativë të Zëvendës Presidentit Joe Biden, ai i ka ndarë disa minuta të veçanta për shefen e Stafit të Kryeministrisë, Vlora Dumoshi, në respekt të institucioneve të Kosovës për organizimin. Në këtë rast, Zëvendës Presidenti ka falënderuar Vlora Dumoshin, si një nga organizatorët e vizitës duke e nderuar me një kopje të nënshkruar të monumentit, të cilin Vlora e ka ideuar dhe ka punuar intensivisht për realizimin e projektit. Ky është mesazhi që të gjithë kolegëve të Vlorës na ka bërë krenar”, ka shkruar Havolli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...