18 Gusht 2016 - 15:53
Ndërsa, sektori mikrofinanciar u karakterizua me përmirësim të performancës financiare në krahasim me vitet e fundit. Deri në vitin 2015, sektori mikrofinanciar realizoi profit në vlerë prej 2.5 milionë euro, krahasuar me profitin prej 0.7 milionë euro të realizuar në vitin 2014. Rritja e theksuar e profitit ishte rezultat i rritjes së përshpejtuar të të hyrave, përderisa shpenzimet u rritën me ritëm të ngadalësuar.
Deri në vitin 2015, sektori mikrofinanciar realizoi të hyra në vlerë prej 21.1 milionë euro, që paraqet rritje vjetore të konsiderueshme prej 9.4 për qind, krahasuar me rritjen prej 0.5 për qind të shënuar deri në vitin 2014.
Ndërsa, shpenzimet deri në vitin 2015, arritën në 18.7 milionë euro, duke paraqitur një rritje të lehtë prej 0.5 për qind për dallim nga rënia prej 4.9 për qind deri në vitin 2014.
Po ashtu, në sektorin e sigurimeve vlera e gjithsej primeve të shkruara në vitin 2015, arrti në 80 milionë euro. Në këtë sektor mjaft profitabil, gjithsej asetet e sektorit të sigurimeve në vitin 2015 shënuan rritje vjetore prej 9.1 për qind, duke arritur vlerën 152 milionë e 700 mijë euro.
Për sektorin e bankave dhe sektorin e kompanive të sigurimit, ka shënuar rritje të dukshme numri i ankesave nga klientët.
Për bankat numri i ankesave ka shënuar rritje nga 36 në 221 dhe për kompanitë sigurimeve nga 70 në 221, që do të thotë se për këta dy sektori numri total është 442.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...