Prostitucioni e narkomania, dy të këqija që duhet parandaluar

18 Gusht 2016 - 15:41      

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni, në vazhdën e takimeve nëpër rajonet e Kosovës ka zhvilluar sot në Prizren një takim me anëtarët e forumeve lokale të sigurisë së kësaj ane.

Ministri Hyseni fillimisht vlerësoi takimet me këto forume në funksion të parandalimit të trafikimit me njerëz, që konsiderohet një skllavëri moderne, dhe parandalimin e lypsarëve, sidomos të fëmijëve.

“Në Kosovë ky fenomen është i pranishëm dhe duhet me shumë seriozitet të merremi me këtë problem dhe për këtë duhet funksionimi zinxhir i institucioneve të sigurisë në Kosovë, në mënyrë që të luftohen grupet kriminale që merren me tregtinë me njerëz”, tha ministri Hyseni.

Edhe në Prizren ministri Hyseni theksoi problemin e përdorimit të shtuar të narkotikëve dhe për këtë kërkoi nga të gjithë anëtarët e këtyre forumeve që aktivisht të angazhohen, që të shtrijnë ndikimin kudo që janë: në familje, shkolla, bashkësi fetare etj.

Sa i përket radikalizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm, ministri Hyseni tha se në bazë të dhënave të Policisë së Kosovës, që 11 muaj nuk kemi të regjistruar raste të shkuarjes së qytetarëve tanë në vatra të krizave.

“Parandalimi i këtij fenomeni është bërë falë bashkëpunimit që kemi bërë bashkërisht edhe ju anëtarët e këshillave të sigurisë dhe miratimit të ligjit kundër pjesëmarrjes në luftëra të huaja, ku janë arrestuar persona që janë marrë drejtpërdrejtë në përfshirjen dhe pjesëmarrjen e njerëzve në luftëra të huaja. Shqetësues mbetet fakti se sipas informacioneve, në zona të luftës kemi ende 73 qytetarë tanë kryesisht gra dhe fëmijë”, tha ministri Hyseni.
Situata e përgjithshme e sigurinë në rajonin e Prizrenit u vlerësua shumë e mirë dhe nuk janë shënuar incidente të rënda për këtë periudhë të raportimit të këtij viti.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...